Home / Kryesoret / Kumanova sot proteston, drejtësi për Almirin

Kumanova sot proteston, drejtësi për Almirin

Qytetarët e Kumanovës sot do të marshojnë rrugët e qytetit për të shprehur revoltën e tyre kundër aktit makabër ku humbi jetën vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu. Një javë më parë pas një zënke banale u shtyp me makinë nga Boban Iliç Almir Aliu bashkë me nënën dhe babain e tij, por vogëlushi humbi jetën për shkak të dëmtimeve të shumta. Përmes kësaj protestë qytetarët do kërkojnë të vihet drejtësia në vend dhe vrasësi të marr dënim maksimal. Protesta u paralajmërua nga organizata joqeveritare “ZANI”. Në një njoftim me shkrim të kësaj organizate thuhet:

“Të hënën në orën 15 në Kumanovë do të mbahet marsh protestues për të shprehur revoltën ndaj aktit makabër të vrasjes se Almirit. Kjo protestë bëhet me qëllim që të ngrehet zëri kundër të gjithë atyre të cilët tentojnë të mbysin ardhmërinë tonë, gjë të cilën asnjëherë nuk do ta lejojmë. Kushdo që kryen një akt të tillë duhet të dënohet me dënimin maksimal”, njoftojnë nga Organizata Joqeveritare “Zani”.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për marshim të qetë dhe në mënyre demokratike. Gjithashtu është kërkuar nga pjesëmarrësit që kësaj proteste të mos i jepet konotacion politik dhe të mos shfrytëzohet për ngacmime ndëretnike . Protesta do të nis nga shkolla e mesme Sami Frashëri dhe do të përfundojë para gjykatës, komunës dhe stacionit policor.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *