Home / Kryesoret / Kurc: Maqedonisë t’i jepet mirënjohje për mbrojtje të kufirit me Greqinë

Kurc: Maqedonisë t’i jepet mirënjohje për mbrojtje të kufirit me Greqinë

Maqedonisë t’i jepet mirënjohje për mbrojtje të kufirit me Greqinë dhe të ripërtërihen garancitë për eurointegrimet e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc nga samiti i tretë në Paris për Ballkanin Perëndimor.

“Maqedonia tani më bën gjithçka që është në fuqinë e saj për ta mbrojtur kufirin e saj me Greqinë dhe ta pengojë fluksin e migrantëve të paligjshëm. Ne lartë i vlerësojmë këto përpjekje. Duhet të bëjmë sa më shumë që është e nevojshme t’i ndihmojmë Maqedonisë që t’i mbrojë kufijtë e saj dhe të bashkëpunojmë me të në luftën kundër trafikantëve me njerëz. Gjithashtu duhet të vazhdojmë edhe të sigurojmë Maqedoni kredibile perspektive ndaj Bashkimit Evropian dhe ta nxitim të ndërmarrë reforma të mëtutjeshme politike dhe ekonomike. Këto reforma të mëtutjeshme janë në dobi si për BE-në ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi ministri Kurc.

Austria është një nga mbështetëset më të mëdha të Procesit të Berlinit për Ballkanin, të cilin kancelarja gjermane Angela Merkel e filloi në vitin 2014. Austria e organizoi takimin e dytë të liderëve ballkanik dhe evropianë në Vjenë, në të cilin vazhduan bisedimet për përmirësimin e infrastrukturës ballkanike me ndihmën e BE-së dhe për tejkalimin e çështjeve politike bilaterale. Në Paris sot fillon konferenca e tretë nga ky proces.

“Austria tërësisht mbështet perspektivë kredibile për hyrje në Bashkimin Evropian për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi i mëtutjeshëm në Bashkimin Evropian do të sjell më shumë stabilitet dhe prosperitet në rajon, që është interesi ynë esencial. Për këto arsye, Austria në vitin 2015 e ka organizuar konferencën për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Procesit të Berlinit. Qëllimi ynë sot në Paris është që të lidhemi në përparimin e konferencës në Vjenë dhe të arrijmë përparim në sferat siç është zhvillimi i infrastrukturës tejkufitare, reformat ekonomike, përballja me krizën migruese dhe të refugjatëve dhe lufta kundër radikalizmit”, deklaroi ministri Kurc./MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *