Home / Kryesoret / Libër kushtuar komunikimit me publikun

Libër kushtuar komunikimit me publikun

  • “Komunikimi me publikun është titulli i librit më të ri me autorë Dashmir
    Idrizi. Sipas recenzentit Abdulla Azizit, libri i autorit Dashmir Idrizi me titull “Komunikimi
    me publikun” paraqet një nga tekstet e rralla në trevat tona shqipfolëse, i cili i ofron lexuesit
    një përmbledhje informatash mbi fjalimin publik dhe gazetarinë.
    “Autori në veçanti analizon dhe shtjellon fjalimin konceptual dhe përmbajtësor, organizmin e fjalimit, teknikat dhe llojete fjalimit. Po ashtu, jo më pak të rëndësishme janë edhe temat që trajtojnë sferën mediave dheetikën e përdorimit të fjalimit, si dhe standardet ndërkombëtare të komunikimit mepublikun.Përmes këtij libri, autori përcjell deri tek lexuesi shkathtësitë e nevojshme të cilatduhet t’i posedon një person për të përcjell idenë e tij deri tek publiku dhe për ta bindur atë. Shkathtësia e përcjelljes së informacionit përmes një gjuhe bindëse dhe përmes komunikimit të një ideje të caktuar deri tek tjetri, njëherë nënkupton edhe mundësi për të akcpetuar drejtëatë”, thotë profesor Azizi. Sipas tij, “është e pamundur që në një recension të shkurtër të flitet në detaje për një libër të këtillë, mirëpo duke e lexuar me vëmendje atë, dua të jap një mendim timin, se ky libër është interesant jo vetëm për studiuesit e gazetarisë dhe
    komunikologjisë, por edhe për lexuesit e profileve të tjera pasi që komunikimi pak a shumën
    na prek të gjithë neve”, thekson ai.
    Në ndërkohë autori shprehet se komunikimi me publikun është përcjellje apo kanalizim i sjelljeve të publikut duke përdorur format dhe strategjitë si aktivitete të ndryshme për të komunikuar. “Këto aktivitete të komunikimit me publikun mundësojnë, shikueshmërinë e publikut përballë organizatës apo institucionit që përfaqëson sektori për komunikim me publikun, në kornizat që i ka caktuar apo e ka formuar vetë sektori për organizatën apo atë që përfaqëson. Komunikimi me publikun është aktivitet me qëllim të organizimit dhe dhënies së një imazhi të paracaktuar”, thotë autori Idrizi.
    Sipas tij, libri “Komunikimi me publikun” ngërthen në vete pesë kapituj të cilët janë të lidhur për nga përmbajtja dhe shtjellojnë tema të cilat do t’ju vijnë në ndihmë jo vetëm studentëve,
    gazetarëve dhe studiueseve por edhe të gjithë atyre të cilët kanë vendosur të merren me
    politikë dhe të dalin para publikut e të prezantojmë programin e tyre.Sa i përket sot
    komunikimit me publikun përdoret një numër i madh teknikash, përfshirë vrojtimet e
    opinionit publik dhe fokusimin në grupe për vlerësimin e opinionit. Ato përdorin mjete të
    teknologjisë së lartë për shpërndarjen e informacionit përfshirë linjat satelitore, mesazhet në
    internet, fakset apo bisedat telefonike të drejtpërdrejta për të kapur mbështetës për kauzat e
    klientëve të tyre. Të folurit publik siç tregon edhe vet emri, është një mënyrë e të bërit idetë e
    tua publike, të ndahet me njerëzit e tjerë dhe t’i bindësh të tjerët”, deklaroi Dashmir Idirzi,
    lidhur me botimin e librit të tij.
    Ai më tej thekson se Në kapitullin e katërt të librit flitet për rolin pozitiv të cilin e ka fjalimi publik dhe çfarë roli ka ai kur duhet të informojë për ndodhitë në hapësirë të gjerë të situatave të përditshme.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *