Home / Kryesoret / Psikologu Jonuzi: Burg i përjetshëm ekzekutuesit të krimit

Psikologu Jonuzi: Burg i përjetshëm ekzekutuesit të krimit

Psikologu Muhamed Jonuzi vlerëson se vrasja e Almir Aliut, katër vjeçarit nga Kumanova si rezultat i një zënke në spitalin e Kumanovës është një akt terrorist. “A ka akt më terrorist sesa të godasësh qëllimisht një familje të tërë, që për pasojë të ndërron jetë më i vogli?! Definitivisht që JO!” thotë Jonuzi

Sipas tij duhet burg i përjetshëm ekezekutuesit të krimit, përgjegjësi morale dhe politike funksionarëve politik dhe menaxhmentit që ka të bëjë me sferën në fjalë!

Ai gjithashtu shprehet se temperamentet “gjak nxehtë”, me premisa agresive, depresive dhe ç’rregulle enorme të personalitetit nuk janë të dëmshëm vetëm për vete por edhe për rrethin e shoqërinë. Sot, Almiri – nesër mund të jesh ti apo një familjar i yti! Le të shërbehemi me mekanizmat më rigoroz institucional e juridik, që ky pësim të jetë për të tjerët mësim!

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *