Home / Kryesoret / Samiti për Ballkanin Perëndimor në Paris, Dimitriev në krye të delegacionit qeveritar

Samiti për Ballkanin Perëndimor në Paris, Dimitriev në krye të delegacionit qeveritar

Nën mbështetje të presidentit të Republikës së Francës, Fransoa Holand në Paris sot do të mbahet Samiti i 3-të për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në të cilin Maqedoninë do ta prezantojë delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Emil Dimitriev.

Në përbërje të delegacionit do të jetë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe drejtori i Agjencisë për sport dhe rini Marjan Spasevski.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është që të mbështeten përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në afrimin e tyre drejt BE-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativave konkrete.

Në Samit do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës Isa Mustafa, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, si dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Përveç kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samit do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Mateo Renci, kancelari austriak Kristijan Kern, nënkryetari i KE-së dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, eurokomisari për zgjerim Johanes Han, si dhe kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë, Miro Cerar dhe Tihomir Oreshkoviq.

Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive në të cilin do të marrë pjesë kryeministri Dimitriev do të fokusohet në tre tema: migrimi dhe refugjatët, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmi dhe perspektivat evropiane.

Në fund të sesionit është paraparë që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të shefave tjerë të shteteve dhe qeverive dhe ministrat dhe drejtorët për të rinj ta nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e zyrës rajonale për bashkëpunim rinor – RIKO.

Si segment nga Samiti do të mbahet edhe sesioni i ministrave për punë të jashtme të cilin do ta udhëheq shefi i diplomacisë franceze Zhan Mark Ero dhe i cili do t’i dedikohet çështjeve vijuese të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Segment i Samitit do të jetë edhe forumi i biznesit në të cilin në emër të Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Peshevski, ku zëvendëskryeministrat, ministrat dhe përfaqësuesit nga resorët ekonomikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi t’i prezantojnë reformat në vendet e tyre në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në forumin e biznesit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të kompanive nga rajoni dhe kompani franceze të interesuara për bashkëpunim dhe investim në Ballkanin Perëndimor.

Paradite para nënshkrimit të Marrëveshjes për krijimin e zyrës rajonale për bashkëpunim rinor-RIKO, do të mbahet edhe forum rinor në të cilin do të marrë pjesë drejtori i agjencisë për sport dhe rini Marjan Spasevski. Në forum do të marrin pjesë 150 të rinj nga tërë rajoni dhe nga vendet e BE-së midis tyre edhe 15 të rinj nga Maqedonia.

Samiti parisien është vazhdim i Procesit të Berlinit i cili filloi në vitin 2014 me Konferencën e Berlinit në iniciativë të kancelares Merkel me qëllim të japë mbështetje për implemetim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga Samiti i Parisit pritet të mundësojë përparim konkret në lidhje me masat për të rinj, si dhe shqyrtimi i opsioneve për realizimin e projekteve infrastrukturore nga karakteri rajonal

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *