Home / Kryesoret / Tetovari përcjell vajzën nuse me HELIKOPTER për në Kumanovë (FOTO)

Tetovari përcjell vajzën nuse me HELIKOPTER për në Kumanovë (FOTO)

Kur vjen puna te dasma dhe organizimi i sajë të gjithë thonë “Një herë martohet njeriu”. Martesa jo vetëm që është një nga ditët më të veçanta të jetës, por gjithashtu është data kur njeriu zgjedh që jetën e tij tashmë ta ndajë me një person tjetër deri në vdekje. Prandaj një ditë e tillë nuk mund të jetë e njëjtë si ditët e tjera,por duhet të jetë e veçantë, për të qenë e veçantë çdo gjë duhet menduar deri në detajin e fundit, që çdo gjë të dalë si në përralla.

Kohëve të fundit dasmat shqiptare vërtetë kanë filluar të bëhen të veçanta dhe më ndryshe nga e kaluara, por ajo që një baba nga rajoni i Tetovës me vendbanim në Zvicër ka menduar për vajzën e tij të vetme, vërtetë është diçka që rrallë shihet, diçka madhështore dhe që lë shumë për të dëshiruar. Nisur nga thënia se kush ka vajza botën ka, dhe nga fakti se vajzat janë ato që më së shumti janë të lidhura me baballarët, babai Nazifi ka vendosur që vajzën e tij të vetme, pasurinë më të madhe të tij, ta përcjellë nuse nga Tetova për në Kumanovë me helikopter një surprizë kjo që padyshim se vajza e tij do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.

Ndërsa nusja Jasmina, ka thënë se është befasuar nga surpriza e babait të saj dhe se është nusja e parë nga Tetova që nga salloni i dasmës PLANET – Kamenjan, në ditën e dasmës udhëton me helikopter drejt Kumanovës gjegjësisht te dhëndri Rushid.

Kjo është hera e tret në rajonin e Tetovës që nuset meren me HELIKOPTER, por kësaj radhe është më ndryshe pasi nusja do të shkojë te dhëndri nga qielli. Televizionin Koha çiftit të sapo martuar i uron jetë të gjatë dhe të trashigohen.

Për organizimin e disa elementeve kryesore, përbërëse, të kësaj dasme që nga  nga kontraktimi i helikopterit, muzika, inçizimi deri në detajin e fundit është përkujdesur produksioni Koha Plus në bashkëpunim me Televizionin Koha. Produksioni Koha tanimë krahas incizimit të dasmave në mënyrën më profesionale të mundshme me kamera profesionale të tekonologjisë së fundit, me Kran, Dron, fotografimit me aparatët fotografik më bashkëkohorë me fotografë dhe kameraman professional,gjithashtu krahas përkujdesjes për muzikën e dasmës suaj duke ju rezervuar këngëtaret dhe këngëtarët më të mirëjnjohur të estradës shqiptare, për klientët e vet kontrakton edhe helikopterë për të gjithë ata që vendosin për të marrë nusen me helikopter. Që gjithçka në dasmën tuaj të fillojë dhe të mbarojë në mënyrë perfekte që nga inçizimi, muzika, fotografitë, marrja e nuses në mënyra nga më të ndryshmet, ka vetëm një zgjedhje e ajo është të rezervoni për gjithçka në Produksionin Koha Plus dhe Produksioni Koha Plus do të xhirojë  të gjithe aktivitetin e paracaktuar me kamerë, kran dhe dron sipas preferencës suaj. Këtu përfshihen momentet kryesore të itinerarit të çiftit përgjatë gjithë ditës së dasmës. Që nga marrja e nuses, seti i personalizuar i çiftit, e deri te dokumentimi i gjithë darkës së dasmës, më pas Materialin e përgaditur ua ofron të montuar profesionalisht ne formatin DVD,ose në USB  në variantin Full High Definition 1 ose 2 jave pas dasmës. Minutazhi i materialit të pergaditur do të jetë 2 deri në 3 orë në varësi te kërkesave dhe preferencave të klientit. E gjitha kjo e realizuar nga kameramanë profesionist te cilet kane ne dispozicion fjalen e fundit të teknologjise, gjithashtu Produksioni Koha Plus ju ofron edhe fotgraf professional i cili do të dokumentojë të gjithë aktivitetin e paracaktuar sipas preferencës së dasmorit. Këtu përfshihen momentet kryesore të itinerarit te çiftit përgjatë gjithë ditës së dasmës, që nga marrja e nuses, seti i personalizuar i çiftit, e deri te dokumentimi i gjithë darkës së dasmës në restorant. Materiali i fotografive do të merret i përpunuar në foto të printuara ose në albume te dizenjuara nga profesionistë vetem me fotot e personalizuara të çiftit dhe pjesmarrësve tjerë në dasëm.

Muzika është një nga elementet thelbësore të një ceremonie martesore dhe një nga shtyllat kryesore të Produksionit Koha Plus, prandaj produksioni Koha Plus përkujdeset që për klientët e vet të rezervojë këngëtare dhe këngëtarë eminent të cilët do të këndojnë këngë të zgjedhura për të ftuarit dhe do të krijojnë atmosferën e duhur , do ti japin rritëm dhe emocion festës së dasmës. Muzika do të jete e tille qe të ju pershtatet te gjithe të pranishmëve dhe preferencave të tyre ku do të ketë një shumë llojshmëri rrymash muzikore perfshirë këtu, muzikë popullore,zbavitëse të lehtë dhe padyshim rryma që e ndez dasmën muzikë Tallava. Prandaj që dasma juaj të ngelet një ndër kujtimet më të vacanta të jetës suaj  Produksioni Koha Plus do të ishte zgjedhja e duhur për dasmën tuaj.

Produksioni Koha Plus për realizimin e dasmës së ëndrëave të juaja.

13838396_920104111434585_1779366982_o1 6 5 4 3 27

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *