Home / Kryesoret / Thaçi flet për takimin me Ahmetin

Thaçi flet për takimin me Ahmetin

“Ahmeti u interesua për qëndrimin e PDSH-së lidhur me kontekstin e krizës politike. Ai u interesua nëse PDSH është e interesuar për paketën ligjore që është kusht për organizim të zgjedhjeve të rregullta, apo për datën e zgjedhjeve. Unë i prezantova qëndrimin që ne e kemi tani e 7-8 muaj me radhë. Për ne nuk është e rëndësishme data, por është me rëndësi plotësimi i kushteve që zgjedhjet të jenë të rregullta”, deklaroi Thaçi për Lajm.

Ai ka premtuar edhe një herë se PDSH nuk do të pajtohet me fshirjen e 42 mijë votuesve, prej të cilëve 82 për qind janë shqiptarë. “Pritej se PDSH do të jetë partia e parë që do të përkrahë propozimin për fshirjen e këtyre votuesve, sepse një pjesë e madhe e tyre tani 14 vite keqpërdoren prej BDI-së kundër PDSH-së. Mirëpo ne jemi kundër fshirjes së këtyre votuesve, por insistojmë për respektim të ligjeve dhe rregullave zgjedhore me të cilat do të pengohet çdo lloj mundësie për keqpërdorim”, theksoi Menduh Thaçi në një brifing për gazetarë organizuar me rastin e 23 vjetorit të themelimit të PDSH-së.

Ai vlerësoi se negociatat po zhvillohen mbrapshtë sepse pa zgjidhjen e çështjeve etnike, nuk mund të zgjidhet kriza në Maqedoni. Ai shtoi se ekziston frikë nga hapja e çështjeve etnike, sepse do të dalë në shesh fakti se Marrëveshja e Ohrit ka dështuar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *