Home / Lajme / Botë / Ushtria turke merr Ankaranë dhe Stambollin me grusht shteti (VIDEO)

Ushtria turke merr Ankaranë dhe Stambollin me grusht shteti (VIDEO)

Qindra qytetarë i janë bindur thirrjes së presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan që qytetarët të dalin në rrugë dhe të kundërshtojnë grusht shtetin me fjalën e tyre.
Disa prej turmave raportohet se janë vendosur para zyrave të partisë së Erdoganit.Turma njerëzish kanë dalur në rrugë me flamuj në duar dhe brohorosin në përkrahje të presidentit.

***

Vetëm pak çaste më parë, përmes një video telefonate në një television arab, Erdogan u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Turqisë të dalin në rrugë dhe ta mbrojnë vendin. “Do e paguajnë” shtrejntë ka thënë mes tjerash Erdgoan. Ndërkohë janë bllokuar të gjitha rrjetet sociale në vend, si Fejsbuk, Tuiter, Youtube, e të tjera.

“Si Presidenti i këtij vendi dua të them diçka hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. I ftoj të gjithë qytetarët e kësaj Republike të dalin në sheshe dhe rrugë dhe të qëndrojmë dorë për dore në këto sheshe duke ju dhënë mësimin e duhur atyre që kanë tentuar një gjë të tillë. Ky operacion kundër vullnetit të popullit, qofshin këta grup brenda Forca të Armatosura, apo edhe pakicë, do të marrin përgjigjen e duhur, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës në fuqi”, ka deklaruar presidenti i Turqisë, Erdogan.

Reuters raporton se shefat e policisë turke dhe shefi i armatës ushtarake po mbahen peng nga kryengritësit ndërkohë që sipas CNN Turqi presidenti Erdogan është i sigurtë.

***

Grusht shteti në Turqi. Një grup ushtarak ka marrë në kontroll Ankaranë dhe Stambollin.

Një akt i tillë ndodh në një moment që vetë presidenti Erdogan është jashtë shtetit, me pushime.

Aeroplanët ushtarakë fluturojnë mbi dy qytetet më të mëdha turke, ndërkohë që në Ankara u raportuan edhe të shtëna e shpërthime. Urat e mëdha dhe autostradat janë zbrazur.

Mësohet se grupi ushtarak ka marrë në kontroll edhe televizionin shtetëror, ndërkohë që aeroportet e vendit janë mbyllur. Të gjitha fluturimet janë anuluar.

Sipas asaj që thuhet në televizionin shtetëror, po zbatohet ora policore.

Në një deklaratë të mëhershme, vetë kryeministri turk Binali Jildirim pranoi se një pjesë e ushtrisë është duke u përpjekur të mposhtë shtetin. “Disa njerëz kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme një veprim jashtë zinxhirit komandues”, tha Jildirim. “Kjo është një përpjekje për kryengritje. Nuk do ta lejojmë këtë fitore të tyre. Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në drejtim. Kjo qeveri rrëzohet vetëm nga populli”, tha ai.

Turqia duket megjithatë se ka rënë në duart e ushtrisë, dhe grushti i shtetit vjen në një kohë që mijëra forca nga radhët e ushtrisë dhe policisë kanë qenë arrestuar nga qeveria e udhëhequr nga partia e Erdoganit.

Nga SHBA-ja dhe Rusia ende nuk ka reagime konkrete ndaj situatës. Sekretari Xhon Kerri ishte në takim në Rusi me Sergej Lavrov kur mësuan lajmin, por që të dy u përmbajtën nga komentet.

http://https://www.youtube.com/watch?v=3mq5hrUDoYo

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *