Home / Lajme / Kronika e zezë / Vikendi i zi në Maqedoni: 5 të vdekur për 2 ditë

Vikendi i zi në Maqedoni: 5 të vdekur për 2 ditë

Disa fatkeqësi dhe tragjedi kanë tronditur Maqedoninë këtë fundjavën e fundit. Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në magjistralen A1 Negotinë-Demir Kapi në afërsi të hotelit Park. Një person ka humbur jetën, kurse katër tjerë janë lënduar, pasi një veturë e llojit “Daewoo” me targa serbe ka dalë nga rruga. Me këtë rast jetën e ka humbur babai i familjes që ka qenë në veturë.
Në Shkup, në një banesë në rrugën “Veljko Vllahoviq” është gjetur trupi i pa jetë i 76 vjeçarit G.K nga Shkupi. Policia ka pranuar informatë edhe për një person të vdekur në komunën Hanet e Mavrovës, te lokaliteti i njohur si “Uji i bardhë”. Është konstatuar se bëhet fjalë për 70 vjeçarin I.A. nga Shkupi, – transmeton “Lajm”.
Poashtu gjatë vikendit, në rrugën magjistrale mes Radovishit dhe Strumicës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën 33 vjeçari A.D. nga Strumica, kurse bashkëudhëtari i tij ka pësuar lëndime të rënda.
Një tragjedi tjetër gjatë këtij vikendi ishte edhe rasti i 29 vjeçarit M.J. nga Tetova, i cili disa ditë pasi u paraqit si i zhdukur, është gjetur i vdekur në Kodrën e Diellit.

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *