Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Fshini të gjithë shqiptarët gurbetçarë nga lista zgjedhore, e mbështesim Zaevin

VMRO-DPMNE: Fshini të gjithë shqiptarët gurbetçarë nga lista zgjedhore, e mbështesim Zaevin

Partia e ish kryeministrit të Maqedonisë, VMRO-DPMNE e Gruevskit është kategorike se mbështetë fuqishëm propozimin e LSDM-së për ti fshirë mbi 100000 votuesit e kontestueshëm të cilët janë kryesisht gurbetçarë shqiptar, shkruan Zhurnal.

Përfaqësuesit e katër partive më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH në bashkëpunim me KSHZ-në, as dje nuk arritën që të mirren vesh për 172000 votuesit nga Maqedonia të cilët i konteston LSDM-ja e drejtuar nga Zoran Zaev. Mësohet se këta 172000 votues jetojnë përkohësisht jashtë Maqedonisë dhe janë kryesisht shqiptar.

Deri sa për VMRO-DPMNE-në është e pranueshme e gjithë atë të cilën e kërkon LSDM për të dy kategoritë e votuesve, fshirjen e votuesve nga lista zgjedhore e problematizojnë BDI dhe PDSH të cilët kërkojnë që në mënyrë plotësuese të shqyrtohen mundësit.

Nga ana tjetër LSDM thotë se Komisioni shtetëror ka dalur me një propozim të ri që të hartohet një “listë e tretë” e cila nuk u përgjigjet kërkesave të cilët i kërkon partia e Zaevit, andaj akuzojnë se bëhet fjalë për një lojë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov është kategorik që të gjithë votuesit e kontestueshëm të fshihen.

“VMRO-DPMNE e riafirmon pozicionin se nuk ka asnjë problem që të pranohet kërkesa e LSDM-së. Për ne është e pranueshme që 172000 votuesit të transferohen në një listë të veçantë të cilët, do të jenë pjesë e diasporës, dhe 39500 votues të publikohen dhe të kenë periudhë prej 20-30 ditëve që të paraqiten. U pajtuam që KSHZ të bënë edhe një analizë për votuesit e kontestueshëm dhe përsëri të takohemi”, ka deklaruar mes tjerash Nikolla Todorov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *