Home / Kryesoret / Vrasja e fëmijës shqiptar në Maqedoni, reagon Berisha

Vrasja e fëmijës shqiptar në Maqedoni, reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një krim të shëmtuar çnjerëzor vrasjen e katërvjeçarit në Kumanovë të Maqedonisë. Almiri katërvjeçar u shtyp me makinë nga një nacionalist maqedonas, pas një sherri për radhën e vizitës në spital, që ai pati me prindërit e vogëlushit, shkruajnë mediat shqiptare.

Berisha reagimin e tij e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook në të cilin ai shkruan:

“Një krim i shëmtuar ndëretnik në Kumanovë!
“Almirit 4 vjeçar i merr jetën duke e shtypur me qëllim pas murit me makinë një 24 vjeçar ultra nacionalist maqedonas. Shpreh me këtë rast ngushëllimet më të sinqerta familjes së Almirit për humbjen e engjëllit, vogëlushit të tyre dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar ndëretnik. Bëj thirrje autoriteteve maqedonase të ndëshkojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit autorin e këtij akti të rëndë primitiv e çnjerëzor!”, ka thënë ish kryeministri Berisha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *