Home / Kryesoret / AKE: Shpejtësia e internetit në celular më e lartë nga minimalja e dhënë

AKE: Shpejtësia e internetit në celular më e lartë nga minimalja e dhënë

Shpejtësia mesatare e internetit nga “Telekom Maqedoni” është 13.5 MB në sekondë, ndërsa në rrjetin e one.Vip 8.8 MB në sekondë, tregojnë matjet më të reja të cilësisë së shërbimeve elektronike të komunikimit që i bëri Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE).

Sipas të dhënave që sot i publikoi AKE, shpejtësia e internetit në telefona celulare në marrjen e ndonjë fajli me shpejtësi prej 5 MB nga rrjeti i “Telekom Maqedoni” është 15.919 MB në sekondë, ndërsa dërgesa e një fajli të tillë është 12.061 MB në sekondë. Shpejtësia për marrjen e fajlit në rrjetin “Vip” është 21.339 MB, ndërsa e dërgimit të fajlit 14.181 MB, ndërsa në rrjetin “ONE” shpejtësia e dërgimit është 7.296 MB ndërsa e dërgimit është 1.910 MB.

Lidhur me shpejtësinë e thirrjes nga telefoni celular në “ONE” ka numër më të vogël të thirrjeve të pasuksesshme, respektivisht 0.28 për qind, tek “VIP” 0.49 për qind, ndërsa tek “Telekom Maqedoni” 0.67 për qind.

Më së paku ndërprerje të rritjeve ka në rrjetin “ONE” ose 0.32 për qind, pastaj vjen “Telekom Maqedoni” me 0.9 për qind dhe “VIP” me 1.14 për qind.

Lidhur me shërbimet fikse, AKE ende nuk ka vendosur sistem të integruar për matjen me pajisje të veta, por grumbullon të dhëna të operatorëve në Maqedoni. Lidhur me internetin fiks, sipas të dhënave të marra nga ana e operatorëve, pjesa më e madhe e shfrytëzuesve përdorin internet përmes 8 dhe 20 MB në sekond.

Nga AKE theksojnë se në zonat kufitare dhe roamingut të padëshiruar ka përpunuar rregullore ku janë të regjistruar se operatorët kanë për obligim t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për t’i mbrojtur përdoruesit nga roamingu i padëshiruar

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *