Home / Kryesoret / Akrapoviç: Tash e duam Fenerbahçen

Akrapoviç: Tash e duam Fenerbahçen

Në pres konferencën me gazetarë Bruno Akrapoviç pas kualifikimt të Shkëndijës në garat e plej offit u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbolistëve , posaçërisht atyre të mbrojtjes, të cilët dhanë maksimumin në sfidën me sulmuesit e lartë të Mlada Boleslavit.

“Ndeshja e vështirë dhe e dinim që kundërshtari do të provojë gjithçka, pasi e dinim se nuk kishim lartësinë e duhur të futbollistëv në mbrojtje dhe këtë stil të lojës e kërkuan vendasit. Urime të gjithë futbollistëve të mi  posaqërisht atyr të mbrojtjes që ishin më të lartë se sa sulmuesit vendas në ato duelet ajrore. Ndeshje interesante me shumë raste dhe ndërhyrje të palejuara. Mirëpo ajo që është më kryesore , Shkëndija shkon në garat e plej off-it.

Ndërkohë në pyejtjen tonë, se cilin skuadër do të kishit dëshiruar në plej off, Akrapoviq ishte decid: “Edhe pse ende nuk i di kundërshtarët e mundshëm, Fenerbahçe do të ishte një kundërshtarë i preferur për mua, që të plotësojmë deri në fund stadiumin “Flipi i Dytë” dhe le të jetë një festë e madhe në Shkup dhe Stamboll.”

Ndërkohë trajneri vendas , Karel Jarolim tha: Shkëndija është një skuadër mjaft e mirë e organizuar dhe Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi janë forca kryesore e klubit.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *