Home / Kryesoret / Aksion humanitar i PKQ-së për përmbytjet

Aksion humanitar i PKQ-së për përmbytjet

Ndërmarrja publike për parkingje publike Parkingjet e komunës Qendër – Shkup sot caktuan seancë të jashtëzakonshme të organeve të menaxhimit në të cilën do të sillet vendim për ndarjen e ndihmës në para dhe asaj jomateriale familjeve të të pësuarve nga moti i lig i cili e përfshiu rajonin e Shkupit.

Ndërmarrja sot do të dërgojë ekipe të saja për ndihmë në terren në rajonet më të rrezikuara. Një pjesë nga hapësirat afariste të ndërmarrjes do të vendosen në funksion të kapaciteteve për vendosje të njerëzve nga rajonet e krizës.

Në pajtim me kompetencat e saj, ndërmarrja do të sigurojë edhe shfrytëzim të parkingjeve në garazhin me kate “Pallati gjyqësor” për ruajtjen e automobilave në pronë të qytetarëve nga rajonet e krizës, me qëllim të parandalimit të dëmeve materiale shtesë.

“Të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe mjete për higjienë personale mund t’i lënë donacionet e tyre në hapësirat e ndërmarrjes, pas ç’ka do të transportohen deri te ata të cilëve u nevojitet më shumë ndihma jonë”, informojnë nga Ndërmarrja publike e parkingjeve publike në komunën Qendër-Shkup.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *