Home / Kryesoret / Aktivizohet Mekanizmi i Bashkimit Evropian për mbrojtje civile

Aktivizohet Mekanizmi i Bashkimit Evropian për mbrojtje civile

Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile është aktivizuar dhe ekipi i parë i ekspertëve të BE-së është dërguar në Maqedoni pas vërshimeve, kumtoi Komisioni Evropian.

KE njoftoi se sot Republika e Maqedonisë e aktivizoi Mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile pas përmbytjeve të rrëmbyeshme dhe rrëshqitjes së tokës të cilat ua morën jetën shumë personave në periferi të kryeqytetit të Shkupit.

Një ekip i ekspertëve teknikë do të mbërrijë më 9 gusht për të bërë vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe dha rekomandime për autoritetet për mbrojtje civile në nivel lokal dhe nacional.

“BE është e gatshme t’i ofrojë ndihmë IRJM tani kur më së shumti i nevojitet. Për momentin, ne jemi në kontakt me autoritetet në Shkup dhe me vendet e tjera të cilat janë pjesë e Mekanizmit për koordinim me qëllim që të sigurojmë përgjigje të shpejtë për kërkesën. Një ekspert për ndihmë humanitare tashmë është dërguar dhe një ekip për mbrojtje civile pritet të mbërrijë nesër. Apeloj që sa më parë të mbërrijnë oferta për ndihmë. Gjithashtu, ne jemi të gatshëm të sigurojmë ndihmë humanitare nëse është e nevojshme”, deklaroi Hristos Stilianides, komisar i BE-së për ndihmë humanitare dhe ballafaqim me kriza.

Qendra për koordinim për përgjigje ndaj katastrofave të Komisionit e koordinon ndihmën përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile që t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë.

Krahas dërgimit të ekspertëve, Komisioni, gjithashtu, i furnizon shërbimet të cilat veprojnë në rajonet e goditura me fotografi nga sateliti Kopernik.

Në njoftim theksohet se më 6 gusht përmbyjte të mëdha e përfshinë Maqedoninë. Nëtëdhjetë e tre centimetra shi ra në Shkup gjatjë një stuhie – më tepër se niveli mesatar i reshjeve për tërë muajin gusht.

“Në përmbytjet hymbën jetën 22 persona ndërsa një pjesë e madhe janë lënduar. Seriozisht janë dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë kryesore, ndërsa më shumë se mijëra persona janë evakuuar. Partnerët humanitarë të Komsionit Evropian janë të pranishëm në vendi që t’i përkrahin aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe në mënyrë shtesë i vlerësojnë nevojat për ndihmë humanitare”, shkruhet në njoftimin e KE-së.

Mekanizmi për Mbrojtje Civile të BE-së mundëson koordinimin e aktiviteteve gjatë katastrofave natyrore midis 34 vendeve evropiane (28 anëtareve të Unionit, Maqedonisë, Islandës, Norvegjisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë).

“Këto vende pjesëmarrëse i ruajnë kapacitetet që mund të vendosen në dispozicion të vendeve të goditura nga katastrofa në tërë botën. Kur është në fuqi, Mekanizmi  i kordinon aktivitetet për sigurimin e ndihmës në dhe jashtë Bashkimit Evropian, citohet në njoftim.

Ndihmë përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Bashkimit Evropian iu dha Maqedonisë edhe për përmbytjet e gushtit të vitit të kaluar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *