Home / Kryesoret / Ali Ahmeti: MO-ja shpëtoi vendin nga copëtimi dhe ndarja

Ali Ahmeti: MO-ja shpëtoi vendin nga copëtimi dhe ndarja

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij lidhur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit tha se para konfliktit të vitit 2001 kërkonim një demokraci të mirëfilltë, respekt të ndërsjellë që unë dhe bashkështetasit e mi maqedonas, si Nikolla Todorov të jemi të lirë dhe të trajtohemi në mënyrë të barabartë. Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

“Vitet e 90-ta kur ndyshohej kushtetuta, shqiptarët nuk u përfillën, kërkonin arsim të lartë apo simbole kombëtare shtypeshin me gjak, nuk kishte sesi që të ndodhë ajo që ndodhi. Por në këtë situatë ne kemi një moment shumë të rëndësishëm sepse SHBA, BE, e kishin kuptuar një të vërtetë të madhe dhe në Maqedoni u jemi mrënjohës NATO-së që ndërhyiri në momentet e para kur mund të shndërroheshim në momente të pakthim pas apo gjakderdhjes dhe të përsëritej Bosnja apo Srebrenica në këto hapësira. Mirënjohës NATO-s dhe misionarëve nga të gjithë, jo vetëm ne shqiptarët, por edhe maqedonasit, vllehët që na shëptuan nga një tragjedi”, ka thënë lideri i BDi-së Ali Ahmeti.

“Ne u përcaktuam për dialog, ai nuk ishte i lehtë. O paqe o kthim nuk ka. Marrëveshja e Ohrit është një kompromis dhe për t’u arritur një kompromis dyja palët duhet të kenë mirëkuptim. Marrëveshja e Ohrit ndërpreu jo vetëm luftën por edhe tragjedinë, a ka akoma për t’u bërë, ka ende punë…”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se Marrëveshja Kornizë e Ohrit ja shpëtoi vendin nga copëtimet dhe ndarjet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *