Home / Kryesoret / Ambasadori britanik viziton Eco Guerillën

Ambasadori britanik viziton Eco Guerillën

Të mërkurën me datë 3 Gusht 2016 në zyrat e organizatës Eco Guerilla u zhvillua një takim pune me ambasadorin britanik, shkëlqesinë e tij z. Charles Garrett dhe zonja Bekki Field, sekretare e delegacionit britanik në OSBE.

Delegacioni është njohur nga afër me aktivitetet e Eco Guerilla-s dhe shoqërisë civile, lidhur me shqetësimin e qytetarëve të Tetovës për ndotjen e ambientit dhe problemet jetike me të cilat ky qytet ballafaqohet çdo ditë.

Ambasadori Garrett u njoftua nga afër rreth zhvillimeve të fundit lidhur me mosrespektimin e afatave për vendosjen e filtrave nga kombinati Jugohrom, i cili edhe përskaj obligimeve ligjore, në vazhdimësi ka fituar lejen e punës nga qeveria pa mos respektuar as kushtet minimale për mbrojtjen e ambientit.

Ata poashtu janë informuar lidhur me dyshimet mbi mundësinë që prapa gjithë këtyre shkeljeve ligjore të fshihen afera korruptive. Poashtu është diskutuar rreth paaftësisë së organeve komunale dhe atyre qendrore për të zgjidhur problemin e deponisë së egër në Tetovë.

Ambasada britanike në vazhdimësi mbështet aktivitetet e Eco Guerilla-s për një ambient të pastër jetësor dhe për funksionimin e shtetit ligjor në Maqedoni.

Me respekt, Eco Guerilla

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *