Home / Kryesoret / ANSA: Sipas të dhënave jozyrtare në tërmetin në Itali e kanë humbur jetën 63 persona

ANSA: Sipas të dhënave jozyrtare në tërmetin në Itali e kanë humbur jetën 63 persona

Të paktën 63 persona e humbën jetën dhe dhjetëra llogariten të zhdukur në tërmetin me fuqi prej 6,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, i cili sot në mëngjes e ka goditur Italinë, kumtojnë mediat italiane, duke iu referuar Agjencisë për Mbrojtje Civile.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton se të paktën 35 persona e kanë humbur jetën në Amatriçe, 11në Akumoli dhe disa në provincën Askoli Piçeno.

Ekipet e shpëtimit me buldozerë, por edhe me duar gërmojnë nëpër rrënojat në hulumtim pas të mbijetuarve, derisa autoritetet lokale paralajmërojnë se bilanci i vdekjeve me siguri do të rritet.

Kryebashkiaku i Amatriçe, Serxho Pirozi deklaroi se ekipet e shpëtimit tentojnë të shpëtojnë deri në 69 fshatra, në afërsi të qytetit.

“Gjysma e qytetit më nuk ekziston. Ka njerëz të bllokuar nën rrënojat. Shtëpitë më nuk ekzistojnë”, deklaroi Pirozi.Policia në afërsi të qytetit Askoli kumtoi se prej nën rrënojave dëgjohen thirrje për ndihmë, por për shkak të mungesës së makinerisë së rëndë nuk mund t’i lëvizin muret, kumtoi radio RAI.Ndërkohë edhe tërmeti i dytë me fuqi prej 4,2 ballësh sipas Shkallës së Rihterit paraprakisht i ka dridhur rajonet e prekura. Epiqendra ka qenë në rajonin e Arkuata del Tront

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *