Home / Kryesoret / ARM-ja e shënon 24 vjetorin e formimit

ARM-ja e shënon 24 vjetorin e formimit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, sot do të mbajnë fjalime në solemnitetin qendror me rastin e shënimit të 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, që do të mbahet në pllajën para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.

Siç kumtoi kabineti i Presidentit, me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov do t’i dekorojë me Dekoratë për merita ushtarake Batalionin e policisë ushtarake dhe Batalionin inxhinierik pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë.

“Dekoratë për merita ushtarake të dy batalioneve të Armatës së Republikës së Maqedonisë iu ndahet për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen në ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për përforcimin e sigurisë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht në përballjen me krizën e batalionit si sfidë globale e sigurisë”, theksohet në kumtesë.

Në prag të shënimit të  Ditës së Armatës, mbrëmë u mbajtën tradicionalisht  të shtëna nderi me të shtëna të dhjetë batareve nga armët artilerike të batalionit artilerik të ARM-së në kazermën “Ilinden”. Delegacionet nga Qeveria, Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së do të vendosin lule para Monumentit të Varrezave të partizanëve, varrezat e ish-presidentëve dhe komandantëve supremë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, në varrin e gjeneral Mihailo Apostolski dhe para pllakës përkujtimore të mbrojtësve të vdekur nga viti 2001.

Këtë vit, Dita e ARM-së do të shënohet në mënyrë simbolike për shkak të ngjarjeve tragjike me përmbytjet në rajonin e Shkupit. Ushtarët e ARM-së nga e shtuna kur kanë ndodhur vërshimet, vazhdimisht janë në terren në vendet e banuara në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës ku morën pjesë në shpëtimin dhe evakuimin e popullatës, ndërsa më vonë edhe në përballjen me pasojat nga vërshimet.

Vendimi për shënimin simbolik të Ditës së ARM-së u soll dje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar i LNÇ-së së Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *