Home / Kryesoret / Arrestohen 6 aktivistë të VV-së, dyshohen për hedhje të bombave

Arrestohen 6 aktivistë të VV-së, dyshohen për hedhje të bombave

Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes.

Edhe Prokuroria dhe Policia kanë dhë në sqarim zyrtar, ku janë konfirmuar arrestimet e zyrtarëve të VV-së, të të cilët janë gjetur edhe armë automatike.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të GjykatësThemelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse, thuhet në njoftim.

Aktivistja e VV-së, Adea Batusha është në mesin e 6 të arrestuarve, mëngjesin e të martës, për dyshimet se janë të përfshirë në hedhjen e një granate në drejtim të objektit të Kuvendit.

Adea Batusha përveç aktiviste e partisë së Visar Ymerit, raportohet se ajo është mbesa e kreut të VV’së.

Batusha në VV ka shërbyer edhe si fotografe në organizimet e partisë.

Ndryshe, Policia sot herët në mëngjes ka kryer disa bastisje në Prishtinë dhe Podujeve, me ç’rast janë arrestuar 6 persona që lidhen me sulmin e 4 gushtit në objektin e Kuvendit.

“Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë, raporton lajmi.net.

Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *