Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohen gjashtë tetovarë gjatë ndeshjes Shkëndija-Gent

Arrestohen gjashtë tetovarë gjatë ndeshjes Shkëndija-Gent

Mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes Shkëndija –Gent disa media liferuan një informacion për një incident që ka ndodhur në stadium, me ç’rast edhe për burgosje të tifozve shqiptar nga ana e policisë, në mesin e të cilëve edhe Krenar Osmani- udhëheqës I grupit të tifozve të ballistët. Me këtë rast sot  Ministria e Punëve të Brendëshme lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se mbrëmë rreth orë 20 , gjatë ndeshjes Shkndija- Gent, ne pjesën lindore të Stadiumit Filipi I II një pjesë e tifozve të KF Shkëndija kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Ata sic thot policia kanë sulmuar një 38 vjecar nga Prishtina dhe një 42 vjecar nga Shkupi, të cilit I është marrë pistoleta, e cila më vonë është gjetur e hudhur në tualetin e stadiumit. Policia ka arrestuar 6 tifoz të Shkëndijës të cilët pas marrjes në bisedë janë gjobitur sipas Ligjit për kundërvajtje në terenet sportive dhe janë mbajtur në Polici deri në orën 4 të mëngjesit dhe më ps janë lëshuar.

Huliganët dëmtojnë veturat

Në ndërkohë sipas burimeve të Tv Kohës , disa prej grupit të ballistëve janë rahur nga Policia jashtë stdaiumit ndërsa derisa është gjetur pistoleta të njejtit nuk janë lëshua që të dalin nga stadium në Shkup dhe janë kontrolluar detajisht. Ndërkaq edhe kësaj radhe nuk munguan incidentet e ndryshme që shkaktohet nga huliganët maqedonas ndaj automjeteteve me targa  të tetovës.Me dhjetëra vetura të tetovarëve që mbrëmë kishin shkuar për të ndjekur ndeshjen janë dëmtuar,në pjesën më të madhe të tyre janë shpuar gomat. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin këto incidente kur ekipi I Shkëndijës zhvillon ndeshje në  stadiumin e Shkupit. Sipas dëshmitarëve, këto incidente shpesh herë ndodhin para syve të policëve të cilët nuk marrin masa për të parandaluar këto vepra të huliganave maqedonas.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *