Home / Kryesoret / Arrestohen katër valltare në një kafe nate në Cegran

Arrestohen katër valltare në një kafe nate në Cegran

Zyrtarët policor në ministrinë e punëve të brendshme nga Shkupi, mbrëmë midis orës 23 dhe orës 1 e 30 min pas mesnate, kanë zbatuar një kontroll në dy objekte në fshatin Cegran në Gostivar,.

Në objektin shërbyes ‘Bili’ janë gjetur katër nënshtetase të huaj, tre nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Kosovës.

Vajzat e moshave të ndryshme nga 21 deri në 36 vite në objekt janë angazhuar si zbavitëse dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, gjegjësisht e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik.

Shumë shpejtë ata janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme, në korniza të së cilës do të vërtetohet edhe përfshirja e tyre eventuale në tregtinë me njerëz, gjegjësisht prostitucion.

Në objektin e dytë të kontrolluar, Nota, nuk janë gjetur nënshtetase të huaja

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *