Home / Kryesoret / Bajden në Kosovë

Bajden në Kosovë

ëvendëspresidenti amerikan  Xho Bajden mbërriti mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku u prit në Aeroportin e Prishtinës me ceremoni shtetërore nga presidenti Thaçi, i cili i uroi mirëseardhjen.

Biden u takua sot me kryeministrin Mustafa. Në takim ishin të pranishëm dhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Branimir Stojanoviç dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Ditën e sotme në Prishtinë ka forca të shtuara të Policisë për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vërehen nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilat pothuajse janë të ‘blinduara’.

Gjithashtu, zëvendëspresidenti Xho Bajden dhe Dr. Xhill Bajden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Xhozef R. “Beau” Bajden, III, afër kampit Bondsteel.

Ndërsa bashkëshortja e zëvendëspresidentit amerikan Bajden, Xhill Bajden do të shkojë në manastrin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije, si dhe do të vizitojë ambientet e manastirit, njofton ATSH.

Në pritjen në Aeroport të nënpresidentit amerikan Bajden ishte edhe Majlinda Kelmendi, fituese e medaljës së artë në xhudo në “Rio 2016”, të parës medalje olimpike të Kosovës shtet. Trajneri i xhudistes, Driton Kuka ka thënë se nënpresidenti amerikan, Xho Bajden i dhuroi Stemën Shtetërore të SHBA-ve kampiones olimpike Kelmendi.

Kjo është vizita e dytë e nënpresidentit të SHBA-së, Xho Bajden, në Kosovë, pas të parës në 21 maj 2009, pak më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë, ku është dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë, e cila u jepet personaliteteve të njohura të botës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin e tij në bashkësinë e kombeve të lira të botës.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Xho Bajden vazhdon takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ambientet e Presidencës kosovare. Pas takimit me Thaçi dhe Bajden do të japin një konferencë për shtyp, të paralajmëruar për në orën 11:00

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *