Home / Kryesoret / Basha: Bashkitë e drejtuara nga PD të ofrojnë ndihmë për Maqedoninë

Basha: Bashkitë e drejtuara nga PD të ofrojnë ndihmë për Maqedoninë

Kryetari i Parisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka shprehur keqardhje për me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut.

Përmes postimi në profilin tij në rrjetin social “Facebook” Basha kërkon nga bashkitë e drejtuara nga PD që të ofrojnë një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti, më tej ai i kërkon edhe kryeministrit Rama që të bëjë të njëjtën gjë.

“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik. Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta. Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën’”, ka shkruar Basha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *