Home / Kryesoret / Bashkëpunëtori më i afërt Gruevskit, Martin Protugjer ik në Kroaci!

Bashkëpunëtori më i afërt Gruevskit, Martin Protugjer ik në Kroaci!

Martin Protugjer, bashkëpunëtori më i afërt i ish kryeministrit Nikolla Gruevski sipas informatave të deritanishme të “Centarnews” ka ikur në Kroaci.

Shefi i kabinetit të ish kryeministrit Gruevski, Protugjer thuhet më tepër se tre muaj gjendet jashtë Maqedonisë së bashku me familjen e tij.

Sipas mediave maqedonase, burime të larta nga VMRO informojnë se ka ndodhur një zënkë e madhe mes Protugjer dhe Gruevski meqë sipas tyre ai e ka informuar se ka planë të ikë nga Maqedonia për shkak të frikës nga burgosja.

Kjo zënkë sa që nuk është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa fjalët e fundit të Protugjer kanë qenë se nuk do të kthehet kurrë më në vend.

Ndryshe Martin Protugjer njihet si njeriu kryesor për propagandë i ish kryeministrit Gruevski, i cili gati se asnjëherë nuk është eksponuar në publik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *