Home / Kryesoret / BFI: Banorët e rajoneve të përmbytura të bashkëpunojnë me ARM-në dhe me shërbimet shtetërore

BFI: Banorët e rajoneve të përmbytura të bashkëpunojnë me ARM-në dhe me shërbimet shtetërore

– Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Republikën e Maqedonisë apelon deri te banorët në rajonet e përmbytura që ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe t’i harmonizojnë aktivitetet e tyre me të gjitha strukturat relevante shtetërore, por edhe me organizatat joqeveritare që veprojnë në atë rajon.

Nga BFI-ja përmes kumtesës apelojnë tek banorët e rajoneve të vërshuara që të bashkëpunojnë edhe me njësitet e Armatës së Republikës së Maqedonisë si dhe shërbimet shtetërore dhe t’i bashkohen aksionit të përbashkët për pastrimin dhe dezinfektimin e gjithë atyre që janë të prekur nga vërshimet katastrofale.

“Nevojitet të ngritemi mbi mospajtimet eventuale dhe të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është puna më me rëndësi”, theksojnë nga BFI dhe thonë se do të jenë me banorët e rajoneve të vërshuara dhe me normalizimin e tërësishëm të gjendjes.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *