Home / Kryesoret / BPRM lëshoi në qarkullim monedhë për qëllime të grumbullimit me “Nënë Terezën”

BPRM lëshoi në qarkullim monedhë për qëllime të grumbullimit me “Nënë Terezën”

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë lëshoi në qarkullim monedhë për qëllime të grumbullimit “Nënë Tereza”.

Në aversin e monedhës në pjesën qendrore është prezantuar stema e Republika së Maqedonisë dhe shkrimi “2016”. Rreth monedhës, përgjatë perimetrit, janë shënuar në gjuhën maqedonase “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”.

Në revers, në pjesën qendrore të monedhës është shfaqur portreti i Nënë Terezës. Në anën e majtë, në pjesën e prapme, janë treguar dekorime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në pjesën e poshtme të anës së majtë, shfaqet një lule nga kulpa e egër “Nënë Tereza” (“Matka Teresa”), e kultivuar nga ana e z.Stefan Françak, murg jezuit polak. Në anën e djathtë tregohen datat “1910-1997” (viti i lindjes dhe i vdekjes së Nënë Terezës) dhe “2016” (viti i kanonizimit të saj). Gjithashtu, është shfaqur emri latin “Sancta Teresia de Calcutta” (Shën Tereza nga Kalkuta), si dhe emri Nënë Tereza, në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Monedha është përpunuar nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 28,28 gr, pastërtia e argjendit prej 26,16 gr. dhe në formë rrethi me dimension 28,61 mm. Çmimi i monedhës “Nënë Tereza” arrin 3.500 denarë.

Banka Popullore e lëshoi këtë monedhë me rastin e shpalljes së Nënë Terezës për shenjtore të paraparë për në shtator të këtij viti.

Monedhat për qëllime të grumbullimit nga Banka Popullore janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *