Home / Kryesoret / Çavkov: Arrestohen 5 shtetas të Maqedonisë të dyshuar për anëtarësim në SHI

Çavkov: Arrestohen 5 shtetas të Maqedonisë të dyshuar për anëtarësim në SHI

Pesë shtetas të Maqedonisë të dyshuar për anëtarësim në Shtetin Islamik në datën 12 të këtij muaji janë arrestuar me aksion të sinkronizuar të policisë së Maqedonisë në bashkëpunim me policinë turke në një prej vendeve ku grumbullohen xhihadistë të locuar në lagjen Aksaraj, në Turqi.

Nga shtetasit e arrestuarit të Maqedonisë, siç njoftoi sot në pres-konferencë ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, tre janë nga Kumanova dhe dy persona janë nga Shkupi që në mënyrë të organizuar kanë tentuar që të inkuadrohen në këtë organizatë terroriste.

“Gjatë aksionit në tentativë për arrati dy prej personave kanë marrë plagë të rënda trupore. Pas arrestimit të dyshuarit janë çuar në qendrën e pranimit për të huaj në Stamboll”, deklaroi Çavkov.

Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe dokumentimit të ngjares të dyshuarit janë kthyer në Maqedoni dhe kundër tyre është parashtruar padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimt për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paraushtrake dhe parapolicore të huaja”. Nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake për të gjithë pesë të denoncuarit është përcaktuar masë e arrestit.

Ministri Çavkov informi se për 23 persona shtetas të Maqedonisë, zhvillohet procedurë penale, rreth 25 shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 50 persona të tjerë ende janë në fushën e betejave në Siri dhe në Irak. Ai theksoi se këto numra nuk janë përfundimtare dhe se vazhdimisht variojnë. m

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *