Home / Kryesoret / Daut Dauti dhe Sefer Tahiri nga kandidat në dëm kolateral

Daut Dauti dhe Sefer Tahiri nga kandidat në dëm kolateral

Në akuzat e ndërsjellta dhe ofendimet e rënda në rrjetet sociale midis kolegëve, bashkësia mediale po e pret zgjedhjen e anëtarit të pestë të Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e medieve

Katër gazetarët e zgjedhur për anëtar të këtij ad hok trupi me propozim të partive politike, dje nuk arritën konsensus se cili koleg i tyre do të jetë anëtari i pestë i Komisionit. Ngelën të çimentuar në pozicion të njëjtë: dy e preferojnë gazetarin Daut Dauti, ndërsa dy tjerët gazetarin Sefer Tahiri.

Me arsyetimin se pse po kundërshtojnë për njërin ose tjetrin, Dauti dhe Tahiri u etiketuan. Daut Dauti po sulmohet se ka qenë anëtar i Komisionit për Lustracion, ndërsa Sefer Tahiri po sulmohet se ka folur në një debat partiak.

“Më vjen shumë keq që dy gazetar- unë dhe kolegu Sefer Tahiri u bëmë dëmi kolateral”, deklaroi Daut Dauti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *