Home / Kryesoret / De Misutra i gatshëm të bashkëpunojë me Rusinë për shkak të armëpushimit në Siri

De Misutra i gatshëm të bashkëpunojë me Rusinë për shkak të armëpushimit në Siri

 I dërguari special i KB-së për Sirinë, Stefan de Misutra deklaroi se do të bashkëpunojë me Rusinë rreth detajeve për armëpushimin e planifikuar humanitar prej 48 orëve në qytetin Alepo, me qëllim që civilëve sa më shpejt që është e mundur t’u dorëzohet ndihmë humanitare.

Ushtria ruse, paraprakisht kumtoi se është e gatshme ta mbështesë kërkesën e KB-së për ndërprerje të zjarrit në kohëzgjatje prej 48 orëve në javë, me qëllim që të mundësohet dorëzim i ndihmës humanitare në Alepo.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral-majori Igor Konashenkov saktësoi se Rusia është e gatshme ta mbështesë dorëzimin e ndihmës humanitare, duke filluar nga java e ardhshme.

Ai thotë se Rusia e mbështet këtë iniciativë jo vetëm me kush derisa konvojet me ndihmë nisen në pjesët e Alepos të cila janë nën kontroll të Qeverisë, por edhe nën kontroll të kryengritësve.

“I dërguari special e përshëndet kumtesën e Federatës ruse, ndërsa ekipi humanitar i KB-së tani është i gatshëm të mobilizohet me qëllim të zbatimit të planit dhe konfirmimit të detajeve operative”, theksohet në kumtesën e Misutras.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *