Home / Kryesoret / Debat publik për metodologjinë për monitorim të përfaqësimit zgjedhor medial

Debat publik për metodologjinë për monitorim të përfaqësimit zgjedhor medial

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele (ASHAA) prej sot hapi debat publik për versionin e punës së metodologjisë për monitorim të  përfaqësimit zgjedhor medial përmes shërbimeve programore  të radios dhe televizionit  për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që duhet të mbahen në vitin 2016.

Versioni i punës së metodologjisë për monitorim të përfaqësimit zgjedhor medial  ka akses në ueb-faqen e Agjencisë. Debati do të zgjatë deri më 24 gusht.

Për projekt-tekstin e metodologjisë, Këshilli i Agjencisë do të debatojë në seancën e 28-të, të catuar për më 17 gusht, ndërsa debati publik fillon më shpejt me qëllim që t’i sigurohet të gjitha subjekteve të interesuara  më shumë kohë që të prashtrojë propozime.

Siç thuhet në njoftimin e Agjencisë për Media, ato propozime dhe mendime që do të arrijnë deri në 16 gusht, do të prezantohen në Këshill më 17 gusht , ndërsa ato që do të arrijnë deri në fund të debatit publik, do të prezantohen në seancën në të cilën Këshilli do të miratojë tekstin final.

“Duke pasur parasysh se Metodologjia aktuale paraqet dokument të përgjithshëm i cili vlen për të gjitha  proceset zgjedhore, Agjencia konsideron se në vend që të bëhen ndryshime në të,  tërësisht  të përpilohet një metodologji e re e cila do të  zbatohet vetëm për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në vitin 2016”, citohet në njoftimin e Agjencisë.

Të gjitha propozimet për versionin e punës së metodologjisë parashtrohini në contact@avmu.mk,  më së voni deri në orën 16 të datës 24 gusht 2016.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *