Home / Kryesoret / Delegacione të odave ekonomike nga rajoni në takim me Ivanovin

Delegacione të odave ekonomike nga rajoni në takim me Ivanovin

Delegacion i odave të vendeve nga rajoni anëtare të Forumit të odave investuese (FOI) i formuar në vitin 2015 si platformë e lidhjes rajonale në drejtim të përfshirjes së odave në “Procesin berlinas” sot në Ohër do të takohen me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Ashtu siç kumtojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë, delegacionet e odave do të udhëhiqen nga kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski dhe homologët e tij, kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu dhe kryetari i Odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.

Në mbledhje,  kryetarët e odave do ta informojnë Ivanovin për të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmarrin odat, ndërsa janë në drejtim të përkrahjes së “Procesit të Berlinit”. Në takim theks do të vihet  në aktivitetet e odave për formimin e fondit investues të përbashkët për funksionimin dhe nxitjen e start ap ndërmarrjeve inovative të vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit Perëndimor, formimin e Konzorciumit për pjesëmarrje në tregjet e mëdha eksportuese dhe paraqitje të tenderave, formim i Qendrës edukative të përbashkët rajonale, formimi i prodhimit të përbashkët turistik nga rajoni dhe implementimi i përbashkët i procesit të arsimit të dyfishtë me çka në vendet e FOI-së mund të tejkalohet problemi i mosrespektimit të arsimit me tregun e punës.

Themeluesit e FOI-së janë Unioni i Odave ekonomike të Shqipërisë, Oda ekonomike e Kosovës, Oda e jashtme tregtare e BeH-së, Oda ekonomike e Serbisë, Oda ekonomike e Malit të Zi, Oda ekonomike e Maqedonisë, Oda ekonomike e Kroacisë dhe oda ekonomike e Sllovenisë, të cilat më 27 gusht të vitit 2016 në Vjenë, në mbledhjen e dytë të odave nga vendet e Ballkanit perëndimor, në korrnizat e samitit vjenas si pjesë e “Procesit berlinas”, e lidhën Marrëveshjen për themelimin e Forumit të odave investuese (FOI).

FOI dhe planet për zhvillim të platformës rajonale e cila i bashkon tetë odat nga rajoni i prezantojnë ekonomitë nga këto vende me 350.000 kompani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *