Home / Kryesoret / Demolohet shkolla në Hasanbeg dhe lihet mesazh me karriget

Demolohet shkolla në Hasanbeg dhe lihet mesazh me karriget

Është demoluar tërësisht shkolla periferike “25 maji “ në Hasanbeg. Kjo shkollë është degë e shkollës qendrore “25 maji” aty ku edhe janë të vendosur ndihmat për banorët lokal të prekur nga vërshimet.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu tha se është shkaktuar një dëm  i konsiderueshëm dhe se tani “krahas dëmeve të shkaktuar nga vërshimet tani do të përballemi edhe me situata të tilla”

Autoritetet komunale dyshojnë se kjo vepër është e banorëve lokale, ndërsa kërkojnë që të gjenden autorët. Karriget janë lënë të renditura në korridoret e shkollës, që sipas autoriteteve komunale më vete bartë ndonjë mesazh i cili duhet të zbardhet nga organet kompetente.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *