Home / Kryesoret / Dhjetë kandidat janë paraqitur për anëtarin e pestë të ad hok trupit për medie

Dhjetë kandidat janë paraqitur për anëtarin e pestë të ad hok trupit për medie

Dhjetë kandidat janë paraqitur në thirrjen e Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e medieve, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare për anëtar në këtë trup ad hok, transmeton TetovaSot.

Thirrja përfundoi dje, ndërsa nesër është afati i fundit për t`u zgjedhur anëtari i pestë i komisionit të përkohshëm.

Përskaj anëtarëve tashmë të emëruar të këtij trupi, anëtari i pestë sipas marrëveshjes së katër partive politike duhet që të jetë shqiptar.

Këshilli i Agjencisë për audio dhe shërbime audio vizuale nesër përveç kompletimit të ad hok trupit, duhet që ta prezantoj edhe metodologjinë për monitorimin dhe paraqitjes mediale përmes radiove dhe televizioneve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Thirrja për dhënien e propozimeve për këtë metodologji përfundoi, dhe nesër pritet ri precizomi i versionit final që duhet miratuar me 1 shtator. Ky afat është i lidhur me marrëveshjen e pritur me 31 gusht të liderëve të katër partive politike që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me 11 dhjetor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *