Home / Kryesoret / Dimitriev: NATO dhe BE-ja mbeten prioritet kryesor i politikës së jashtme

Dimitriev: NATO dhe BE-ja mbeten prioritet kryesor i politikës së jashtme

nëtarësimi në NATO dhe eurointegrimi mbeten prioritet kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, porositi kryeministri Emil Dimitriev në fjalimin e tij para ambasadorëve në takimin e rregullt të punës të shefave të përfaëqsive diplomatike – konsullare, që prej sot deri më 26 gusht mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai theksoi se me interes vital është ruajtja dhe promovimi i interesave strategjike të Maqedonisë, ndërsa përkushtimi i vazhdueshëm i reformave në pajtim me Planin aksionar për anëtarësim ku rrumbullakësohen 17 cikle dhe fillon cikli i 18 e cila është vetëm konfirmim simbolik i pjekurisë dhe gadishmërisë për marrjen e obligimeve nga anëtarësimi me të drejta të barabarta në NATO.

“Pjesëmarrja aktive e forcave paqësore të Maqedonisë në operacionet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, BE-ja dhe KB-ja janë indikator kryesor se Maqedonia, si i dëshmuar dhe partner i besueshëm i Aleancës dhe bashkësisë ndërkombëtare i ndanë vlerat e përbashkëta dhe përgjegjësitë. Me planin afatgjatë të Qeverisë për zhvillim të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë: 2014-2023 dhe përfshirjet serioze investuese të modernizimit që ka filluar në këtë periudhë do të zhvillojnë 50 për qind aftësi interoperative të vendosura ushtarake nga struktura e përgjithshme e forcave tokëse të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Kështu armata e Maqedonisë do të ketë kushte shumë më të mira”, tha Dimitriev.

Pranimi i Maqedonisë në NATO, vlerësoi kryeministri, do të kontibuojë për stabilizimin dhe sigurinë në rajon.

Eurointegrimi, vazhdoi ai, mbetet në krye të agjendës tonë, ndërsa Maqedonia në këtë plan ka bërë dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për të cilën vërtetim janë rekomandimet e deritanishme pozitive.

Kryeministri Dimitriev theksoi se vendet anëtare dhe institucionet e BE-së me shumë kujdes e ndjekin gjendjen politike në Maqedoni dhe janë të njoftuar mirë me të gjitha segmentet e krizës politike. Në periudhën e kaluar vendi ynë u ballafaqua me krizën ndoshta më të madhe politike e cila iu imponua dhe e cila me vete filloi t’i mbajë edhe pasojat negative ekonomike.

Vlerësoi se implementimi solid i marrëveshjes së arritur të fundit, përfshirë edhe Marrëveshjen e Përzhinës do të jetë faktor kyç për përmirësimin e perceptimit për vendin.

“Po qe se të gjithë këto punë zhvillohet në një proces të sinkronizuar të implementimit, nëse në fund të këtij muaji ka marrëveshje për mbajtje të zgjedhjeve, për çka besoj se të gjitha parakushtet do të plotësohen, dhe nëse ka progres në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese kjo do të thotë ristartim i dinamikës pozitive dhe progres i shtetit. Atëherë edhe KE-ja do të ketë detyrë më të lehtë në draftimin e rekomandimit. Mesazhi është që të investohen të gjitha orvatjet që të arrihet marrëveshje në gusht, për shkak se kjo dë të jetë rëndësi kyçe për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve mes BE-së dhe RM-së. Maqedonia duhet të ecë përpara, qytetarët i interesojnë projekte dhe punë. Progresi është diçka që është detyrimi ynë dhe ne si qeveri i investojmë të gjitha resurset dhe të gjitha përpjekjet që ta realizojmë”, theksoi Dimitriev.

Mënyrë më të mirë, theksoi ai, që të shmangen jostabiliteti dhe kriza si në të kaluarën është integrimi i gjithë rajonit në BE.

BE-ja e pranon dhe e çmon rolin dhe orvatjet e Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e valës së emigrimit, ndërsa siç theksoi ai, vlerësohet se Maqedonia është kyçe për mbylljen e rutës së ballkanit Perëndimor dhe për mbajtje të gjendjes së këtillë.

Kryeministri u ka shprehur falenderim ambasadorëve për aktivitetin e tyre, e cila siç vlerësoi është me rëndësi kyçe dhe i është falenderuar për gjithë angazhimin e deritanishëm. 

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *