Home / Kryesoret / Disa tregtar rrihen te pazari i grave në Tetovë

Disa tregtar rrihen te pazari i grave në Tetovë

Dje rreth orës 14 e 50 min në hapësirën e rrethuar të tregut të grave në Tetovë, ka ndodhur një rrahje ku kanë marr pjesë: B.L.(57) dhe T.L.(35)  nga Tetova, nga njëra anë, dhe B.E.(31) dhe A.E.(21) nga Neproshteni, nga ana tjetër ku iu janë bashkangjitur edhe disa persona nga dy palët

Përleshjes fizike i ka paraprirë një zënkë rreth disa keqkuptimeve me shit-blerjen e disa produkteve të tekstilit. Të përfshirët në rrahje kanë shfrytëzuar shufra metalike dhe grushta, ku dy prej tyre, T.L. dhe B.E. janë lënduar në kokë dhe në trup ku janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë.

Të gjithë pjesëmarrësit në rrahje, pak më vonë janë thirrur në SPB Tetovë, ku është diskutuar me to, janë foto dokumentuar lëndimet dhe iu janë marr mjetet për ekspertizë.

Në koordinim me prokurorin publik po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit ku do të vijojnë paditë adekuate penal

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *