Home / Kryesoret / Djaloshi 7 vjeçar lufton për jetë në klinikën e Shkupi, ndërsa prindërit ndërruan jetë

Djaloshi 7 vjeçar lufton për jetë në klinikën e Shkupi, ndërsa prindërit ndërruan jetë

Tragjedi në magjistralen Udovë-Demir Kapi. Çifti nga Shkupi humbën jetën, ndërsa djali i tyre 7 vjeçar lufton për jetë, pas fatkeqësisë rrugore që herët në mëngjes ka ndodhur te vendi i quajtur Shen Petka.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës shtatë e 30 minuta, kur automjeti “Fiat Seiçento” ku ndodhej kjo familje është përplasur për autobusin.

Bashkëshortët kanë nderuar jetë në vend ngjarje, ndërsa fëmija i tyre është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup dhe mjekët luftojnë për jetën e tij, njoftoi “Kanal 5”.

Rruga te Demir Kapia është mbyllur për komunikacion kah Gjevgjelia dhe për shkak të kësaj është krijuar kolonë e automjeteve prej 5 kilometrash.

……………………………

Një person humbi jetën në mëngjes pas një ndeshje të automjetit të udhëtimit dhe autobusit në magjistralen Udovë-Demir Kapi. Hetimi në vend ngjarje ende po vazhdon, ndërsa trafiku është ndërprerë në të dy drejtimet.

Siç informon Liza Bendevska nga MPB, aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:20 kur automjeti i tipit “Fiat Seiçento” me targa të Shkupit është përplasur me autobusin.
Në vend ngjarje ka humbur jetën bashkudhëtarja e “Fiat”-it, njoftoi Bendevska.

Më shumë detaje për aksidentin do të jepen gjatë ditës.

….

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *