Home / Kryesoret / DPHM: Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe sot

DPHM: Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe sot

Drejtoria për Punë Hidrometerologjike(DPHM) ka njoftuar sot se në Shkup dhe Tetovë kanë vazhduar reshet të dendura të shiut edhe gjatë këtyre 24 orëve të fundit. Sipas matjeve të DPHM-së më shumë shi ka rënë në Krushevë, 51 litër për metër katror, kurse më pak ka rënë në Berovë, 1 litër për metër katror.

Sipas matjeve që janë bërë deri në ora 8 e mëngjesit, në lagjen Petrovec të Shkupit janë regjistruar 41 litër për metër katror, pastaj Demir kapi 40, Shkup 33, Topollçan 32, Tetovë 30, Mavrovë 29, Manastir 28, Gjurishtë 27, Ohër 19, Petrovë 18, Pozharan 16, Llazaropole 14, Kumanovë 13, Vinicë 11, në Prilep, Dibër, Gjevgjeli, Shtip dhe Pozhar 9, kurse në Kriva Pallankë ka rënë 2 litër shi për metër katror.

Të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe sot.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *