Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy tetovar rrihen me treshtetas shqiptar

Dy tetovar rrihen me treshtetas shqiptar

Mbrëmë rreth orës 22 në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Tetovë është prishur rendi publik nga një rrahje grupore ku kanë marr pjesë pesë persona: tetovarët R.B.(38) dhe S.B.(36) dhe nënshtetasit shqiptar F.K.(21),L.K.(19) dhe A.K.(49) nga Pogradeci.

Rrahjes i ka paraprirë një debat në lidhje me disa punë ndërtimore, debat i cili ka dal nga kontrolli, ku tetovarët dhe nënshtetasit shqiptar kanë shkëmbyer disa grushte dhe shkelma.

Shumë shpejt në vendngjarje kanë arritur zyrtarët policor të SPB-së në Tetovë dhe të gjithë palët e përfshira në rrahje janë arrestuar. Pas mbajtjes së shkurtër në polici, tetovarët janë lëshuar, ndërsa nënshtetasit shqiptar që kanë qëndruar të pa lajmëruar dhe kanë marr pjesë në prishjen e rendit publik do t`i dorëzohen Departamentit kufitar për procedurë të mëtutjeshme

Gjithashtu lexo

Emigrantët më pak të mirëseardhur në Maqedoni, Mal të Zi, Hungari dhe Serbi

Emigrantët janë më së shumti të mirëseardhur në Islandë dhe në Zelandën e Re, ndërsa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *