Home / Kryesoret / Dyshohet se dërgonte xhihadistë në Siri, Maqedonia kërkon ekstradimin e Imerli Avmetit

Dyshohet se dërgonte xhihadistë në Siri, Maqedonia kërkon ekstradimin e Imerli Avmetit

Autoritetet e Maqedonisë kërkojnë ekstradimin e Imerli Avmetit, i arrestuar pak ditë më parë nga RENEA në Tiranë, me dyshimin se është përfshirë në rekrutimin e besimtarëve musliman që dërgoheshin në luftën e Sirisë.

ABC News ka mësuar se urdhër-arresti i drejtësisë së Shkupit është lëshuar pak ditë para arrestimit, me dyshimin se I dyshuari Avmeti rekrutonte besimtar mysliman duke i ndihmuar më pas të udhëtonin drejt Sirisë. Dyshohet se 45 vjeçari nga Gostivari ishte vënë në dijeni të hetimit maqedonas, shkak për të cilin është larguar duke hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar. Sipas policisë, Imerli Avmeti prej kohësh strehohej në Tiranë, ku kishte marr me qira një banesë në rrugën e barrikadave” pranë ish-kinema “17 Nentori”.

Nga verifikimet e kryera, policia thotë se në sistemin TIMS Imerili Avmeti nuk është regjistruar kur ka hyrë brenda territorit shqiptar, çka ka ngrit dyshime se ka hyrë në rrugë ilegale. Në sistem, sipas policisë Avmeti rezulton se hyrjen e fundit në Shqipëri i ka të regjistruar më 3 gusht 2014 dhe 4 orë më pas figuron se është larguar nga Shqipëria nga pika e kalimit kufitar të Bllatës. Hyrja tjetër e regjistruar në emër të Imerli Avmetit mban datën 26 qershor 2014 nga pikë kalimi kufitar I Qafë Thanëse ku edhe është kthyer brenda ditës.

Këto hyrje-dalje në Shqipëri, përkojnë 3 muaj pas arrestimit të 9 personave në Shqipëri, mes tyre tre imam të vetëshpallur që rekrutonin dhe dërgonin besimtar mysliman në Siri. Burimet nga prokuroria thonë se po punohet me agjentët antiterrorist të policisë së shtetit, për të zbardhur aktivitetin e tij në Shqipëri. SI dhe për të identifikuar personat me të cilët është shoqëruar në Tiranë. Pasi dyshohet se edhe nga Tirana, ai mbante kontaktë nepërmjet internetit me besimtar tjerë musliman në Maqedoni të cilët njihet nga autoritet si persona radikale dhe me prirje ekstremiste.

Nga ana tjetër, gjatë marrjes në pyetje nga policia shqiptare, mësohet se Imerli Avmeti nuk ka pranuar akuzat e drejtësisë maqedonase, duke i cilësuar si rracizëm dhe diskriminuese.

Ai ka kërkuar që most ë ekstradohet pasi akuzat janë false dhe të stisura. Para policëve shqiptar, ai ka pranuar se ka qenë në Siri, por shumë kohë para nisjes së luftës atje pasi ka tentuar të bëj një marrveshje biznesi me një kompani të njohur në Siri. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë, pavarësisht kërkesës për mos ekstradim ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor.

Sipas policisë, arrestimi i Imerli Avmetit është bërë në orët e mbrëmjes së datës 13 gusht nga agjentët e anti-terrorit dhe forcat special të RENEA-së pasi kishte informacione se 45 vjeçari nga Gostivari ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *