Home / Lajme / Kronika e zezë / Është lënduar rëndë shoferi i motoçikletës në një aksident në afërsi të Kumanovës

Është lënduar rëndë shoferi i motoçikletës në një aksident në afërsi të Kumanovës

 Një shofer i motoçikletës është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në orën 17:20 në rajonin e Kumanovës, kumtoi sot policia.

Shtetasi turk, 34 vjeçar E.A. i cili e ka drejtuar motoçikletën “jamaha”, duke u shkëputur nga autostrada VK Tabanoc-Shkup, me qëllim që të kyçet në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Kumkanovë, drejt Kriva Pallankës, ka humbur kontroll, ka kaluar në anën e kundërt të korsisë dhe është përplasur në automjetin motorik “tavrija” të cilin e drejtonte kumanovari 58 vjeçar T.A. i cili lëvizte nga Kriva Pallanka drejt Kumanovës.

Shtetasi turk ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënës në spitalin e Kumanovës është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup.

Kumanovari dhe bashkudhëtarja e tij nga automobili S.A. (1960) kanë marrë lëndime të lehta.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *