Home / Kryesoret / FFM të ndalojë ofendimet, klubet shqiptare duhet të rishikojnë statusin e tyre

FFM të ndalojë ofendimet, klubet shqiptare duhet të rishikojnë statusin e tyre

Klubi i Futbollit Shkëndija shpreh indinjatë të thellë dhe ankesë të hapur në adresë të Federatës së futbollit të Maqedonisë që përmes delegatit të dërguar në derbin e xhiros së dytë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, Vasko Kantarxhiev nga Strumica lejuan vazhdimin dhe zhvillimin e ndeshjes edhe përkundër faktit se nga tribunat nuk kishin të ndalura skandimet racore dhe thirjet për gjenocid kundër shqiptarëve. Situatën e rëndon fakti që gjithë kjo u zhvillua para syve të Komesarit për Gara pranë FFM-së, i cili gjithashtu nuk pa të rrugës që të paktën për një moment të ndërpritej ndeshje dhe të kërkohet ndërprerja e korreve ofenduese.

Përveç dy-tre thirjeve për anim korekt nga spikeri zyrtar i ndeshjes, delegati nuk ndërmori asgjë për të ndërprerë korret nacionaliste. Ne si klub ndjehemi direkt të prekur nga kjo situatë dhe kërkojmë urgjentisht nga FFM që të shqyrtojë këtë situatë dhe tjerat të ngjashme duke sanksionuar ekipin vendas për organizim të dobët të ndeshjes dhe mos sigurim të kushteve minimale për loje fer dhe korete konform standardeve të UEFA-së dhe FIFA-s.

Nëse Federata e futbollit të Maqedonisë nuk ndërmer tani masa të rënda ndëshkuese, në mënyrë direkte do të jetë motivuese e vazhdimit të shfaqjeve të tilla, për fat të keq jo vetëm nga rrugaçë dhe huliganë që përkrahin ekipin nikoqir në ndeshjen e të dielës, por edhe të publikut më gjërë që dje nuk dallonin nga huliganët.

Ofendimet dhe skandimet në baza nacionale dhe kompet materiali dëshmues për sjelljen fashiste jo vetëm të huliganëve-rrugaçëve të ashtuquajtur ‘Komitë’, por edhe pjesës tjetër të publikut që me asgjë nuk dallonte nga soji i tyre, do t’u dorëzohet strukturave të UEFA-së si dëshmi për mossigurim të kushteve minimale për zhvillimin normal të një ndeshje futbolli!

Në të njëjtën kohë, klubet shqiptare do të detyrohen të rishikojnë statusin e tyre garues, nëse Federata e futbollit të Maqedonisë edhe më tëj lejon dhe stimulon standard të dyfishta në këtë kampionat garues. Të dielën dikush shfaqi gjithë arsenalin ofendues në drejtim të shqiptarëve dhe FFM me mosangazhimin për ndërprerjen e korreve raciste, në mënyrë direkte provokon mllef dhe gatishmëri për revanshizëm, për të cilën më vonë vetë ne si klub detyrohemi të paguajmë gjoba të majme.

Ky reagim nuk ka aspak për qëllim arsyetimin e lojës së dobët nga skuadra jonë (që u publikua si raport menjëherë pas përfundimit të ndeshjes), por gjithsesi se këto sjellje raciste dhe shoveniste ndikojnë edhe në demotivimin e futbollistëve

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *