Home / Kryesoret / Filloi bartja e mbeturinave për në “Rusino”

Filloi bartja e mbeturinave për në “Rusino”

Më në fund arrihet marrëveshja mes banorëve të Pollogut dhe autoriteteve lokale për pikën e grumbullimit të mbeturinave “Rusino”. Kështu që prej mbrëmë pa pengesa barten mbeturinat e Tetovës në deponinë e Gostivarit “Rusino”. Banorët kanë lejuar që të derdhet bërlloku për shkak se kryetarët e komunave Teuta Arifi dhe Nevzad Bejta janë zotuar që të plotësojnë një pjesë të kërkesave të tyre që kishin të bënin me pastrimin e rrugës. Megjithatë kryetari i bashkësisë lokale në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, Nasir Asipi shprehet se nëse kompetentët, nuk i realizojnë premtimet për të cilat u zotuan ata sërish me mburojë të gjallë do ta ndërpresin derdhjen e mbeturinave në “Rusino”.

Marrëveshja mes tjerash parashikon që mbeturinat të barten me kamionë të specializuar për këtë dedikim dhe transporti të bëhet vetëm nga mesnata deri në orën gjashtë të mëngjesit gjatë verës dhe në dimër nga ora 22 deri në orën gjashtë të mëngjesit. Banorët kërkojnë që Qeveria urgjentisht të gjejë investitor që do të menaxhojë mbeturinat në deponinë e Gostivarit. Të gjitha komunat janë pajtuar bashkërish që të pastrojnë mbeturinat që janë derdhur para dhe rreth deponisë, ndërsa ministri i Mjedisit Jetësor Bashkim Ameti ka premtuar se do të ndërmarrë pastrimin e mbeturinave ekzistuese nga vetë deponia dhe se në afat prej tre ditësh do të dërgojë të gjitha rezultatet nga analizat e deritanishme për ndotjet që janë kryer në deponinë.

Nga ana tjetër drejtori i NPK Tetovë Xhelal Ceka konfirmoi se ka filluar bartja e mbeturinave dhe shpreson se kryetarët e komunave, por edhe të tjerët do t’i mbajnë premtimet e dhëna, që të mos vije deri te bllokimi i sërishëm.

Një pjesë e konstatimeve, gjegjësisht obligimeve duhet të realizohen deri në fund të vitit, ndërsa një pjesë gjatë vitit të ardhshëm

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *