Home / Kryesoret / Fjalim i Veljanoskit para Këshillit të ambasadorëve

Fjalim i Veljanoskit para Këshillit të ambasadorëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot u dрejtua para ambasadorëve në kuadër të mbledhjes së rregullt të punës të shefave të Përfaqësive diplomatike-konsullare, që prej sot deri më 26 gusht mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në fjalimin e tij, Veljanoski theksoi se këto takime, të cilët tashmë bëhen traditë, paraqesin një nga mjetet në krijimin e politikës së jashtme në dy institucionet, Kuvendi dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Veljanoski në fjalimin e tij u përqendrua në më shumë tema aktuale, të cilat janë prioritet në politikën ndërkombëtare të Maqedonisë, por edhe në ngjarjet aktuale në planin e brendshëm politik dhe sfidat në periudhën që pason. Integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, partneriteti strategjik me SHBA-në, bashkëpunimi rajonal dhe diplomacia parlamentare kanë qenë në fokusin e besimit të Veljanoskit me përfaqësuesit e Maqedonisë në përfaqësitë diplomatike-konsullare, thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Veljanoski duke iu drejtuar diplomatëve tha se është nder, por edhe detyrim i madh që të jesh ambasador ose përfaqësues diplomatik konsullar në shtetin e tij. Në këtë kuptim, shprehu bindje se këto dy dimensione janë të pranishme në punën e tyre dhe kërkoi që ta shfrytëzojnë mundësinë që të transmetohet e vërteta për Maqedoninë, për popullin e Maqedonisë dhe për të gjitha komunitetet e tjera etnike, të cilët jetojnë këtu me shekuj

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *