Home / Kryesoret / Frikë për vërshime të reja

Frikë për vërshime të reja

Maqedonia sonte sërish do të përfshihet nga moti i keq, duke rritur në këtë mënyrë rrezikun e për përmbytjeve të reja. Reshjet e sontme do të jenë të shoqëruara me erë e bubullima. Sinoptikët thonë se shirat nuk pritet të përfshijnë vetëm një pjesë të vendit , por ato të kalojnë nga rajoni në rajon.“Në orët e pasdites reshjet do të jenë fillimisht në pjesën veriore të vendit por edhe në lindje, ndërsa më vonë rreth Vardarit do të ketë erë të fortë dhe reshje intensive. Të reshurat do të vazhdojnë edhe gjatë natës edhe atë sidomos në pjesën lindore dhe veriore të vendit”, thonë parashiikuesit e motit. Pas përmbytjeve të 6 gushtit, të cilat i gjetën të papërgatitura institucionet përgjegjëse për katastrofat, frika për vërshime të reja tek qytetarët është shumë e madhe. Qendra për Menaxhim me Kriza këshillon qytetarët që në rast të përmbytjeve të reja të lëshojnë shtëpitë për të shmangur rrezikun.“Mbrojta nga vërshimet eventuale mund të jetë ose braktisja e shtëpive ose ngjitja në katin më lartë . Pas kësaj që na ndodhi kjo do të jetë një shkollë e mirë për të gjithë ne institucionet qytetarët sidomos për sistemin e menaxhimit të krizave do të duhet të pyeti dhe të shqyrtomë se a kemi gabime në sistemin e krizave”, u shpreh Suzana Salihu, Qendra për Menaxhim me Kriza.Poashtu frikë ekziston edhe tek popullata e Tetovës e cila vitin e kaluar përjetoi tmerr të vërtetë nga vërshimet katastrofale në Shipkovicë dhe Reçicë.Ndërkohë, në terren gjendja paraqitet shumë e rëndë ndërsa akoma askush nuk mund të thotë se për sa kohë do të sanohen dëmet nga vërshimet e 6 gushtit.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *