Home / Kryesoret / Gazi Baba kërkon vullnetarë për pastrim të pasojave nga moti i ligë

Gazi Baba kërkon vullnetarë për pastrim të pasojave nga moti i ligë

Komuna e Gazi Babës apelon deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë dëshirë, vullnet, kohë dhe hapësirë, të kyçen si vullnetarë në aksionet për ballafaqim me pasojat nga reshjet e rrëmbyeshme dhe moti katastrofik që e përfshiu këtë vetëqeverisje lokale.

Qytetarët të cilët duan të kyçen në aksionet për pastrim të terrenit, mund të paraqiten në komunën e Gazi Babës në numrin e telefonit 02/322-6655. Munden edhe në tre intervale kohore, në orën 10, 13 dhe 17 të vijnë në hapësirat e komunës, në rrugët “Arhimedova”, nr 2. prej nga në mënyrë të organizuar do të dërgohen deri te vendbanimet ku zbatohen aksionet.

Është e dëshirueshme që qytetarët të cilët do të kyçen në aksionet, nëse kanë mundësi, të marrin me vete dhe mjete të caktuara përkatëse, të cilat do t’u ndihmojnë në punë.

“Qytetarë të Shkupit dhe Maqedonisë, më shumë se të mirëseardhur jeni të ndihmoni të ballafaqohemi me forcat e përbashkëta me këtë fatkeqësi natyrore”, rekomandojnë nga komuna e Gazi Babës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *