Home / Kryesoret / KSHZ: Janë paraqitur 3.537 qytetarë me të dhëna kontestuese në Listën zgjedhore

KSHZ: Janë paraqitur 3.537 qytetarë me të dhëna kontestuese në Listën zgjedhore

Në Komisionin  Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri sot në mëngjes, në orën 8:00 kanë arritur 3.537 kërkesa për rregullimin e së drejtës votuese nga gjithsejt 39.502 qytetarë të cilët janë në listë me të dhëna kontestuese pas kontrollimeve të kryqëzuara dhe administrative në Listën zgjedhore.

Nga këto 3.537 kërkesa, Komisioni ka pranuar 3.359, në fazë të shqyrtimit janë 122, ndërsa 56 janë në përpunim. Kërkesat mund të parashtrohen në njësitë rajonale dhe sektorët e KSHZ-së, si dhe në mënyrë elektronike.

KSHZ në ueb-faqen e vet ka publikuar linkun “Kontrollo dhe paraqitu” përmes të cilit qytetarët mund të qasen drejt listës me votues kontestues dhe menjëherë afër tij të gjejnë kërkesën elektronike për rregullim të së drejtës votuese. Në këtë link mund të gjenden edhe informata se sa persona janë paraqitur në KSHZ, e të cilët kanë qenë në listën me të dhëna kontestuese.

Javën e kaluar filloi fushata mediale përmes së cilës KSHZ u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë dhe nëse janë në listë të paraqiten tek ata. Gjithashtu u dërguan letra drejt të gjithë personave të cilët ishin në listën e adresave me të cilat figuronin në bazë, pas çka disa herë është rritur jeohan e qytetarëve.

Pritet që Komisioni ta intensifikojë fushatën në javën e fundit para skadimit të afatit për paraqitjeve, më 19 gusht. Edhe një mundësi për paraqitje qytetarët do të kenë gjatë kohës së kontrollimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen deri në fund të vitit 2016.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *