Home / Kryesoret / Hashim Thaçi apelon për pajtim

Hashim Thaçi apelon për pajtim

Sulmi i mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ka ngjallur edhe reagimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka dënuar ashpër këtë sulm, ndërsa ka theksuar se ata që e kryen këtë akt, ndonëse ende nuk ua dimë emrat, janë njerëz që nuk e duan Kosovën.

“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë”, apeloi Thaçi

Ai e dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shfaqur besimin se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin.

“Kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zërë vend në shoqërinë tonë”, thotë Thaçi.

Godina e Kuvendit të Kosovës është sulmuar mbrëmë me predha antitank. Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar gjatë këtij sulmi.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *