Home / Kryesoret / Humb jetën plaku nga Dobridolli

Humb jetën plaku nga Dobridolli

Dje rreth orës 9 e 20 min, në rrugën lokale për në fshatin Dobridoll të Gostivarit ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë një veturë e tipit ford me targa nga Gostivari, e drejtuar nga 29 vjeçari N.B. nga Dobridolli dhe këmbësori LXh.(65) po ashtu nga fshati Dobridoll.

Nga përplasja, këmbësori është lënduar dhe me veturë tjetër është bartur në spitalin e Gostivarit, ku edhe u është nënshtruar plagëve.

Prokurori Publik dhe ekipi i stacionit policor në Gostivar kanë kryer kontroll në vendngjarje. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i këmbësorit të vdekur është dërguar për obduksion.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *