Home / Kryesoret / Hyseni: Për një vit asnjë qytetar i Kosovës nuk ka shkuar në SHI

Hyseni: Për një vit asnjë qytetar i Kosovës nuk ka shkuar në SHI

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, deklaroi se prej afro një viti nuk ka pasur asnjë rast të bashkimit të qytetarëve të Kosovës me grupin militant ISIS në Siri dhe Irak.

Hyseni megjithatë shtoi se autoritetet në Kosovë nuk mund të jenë “komode për faktin e paraqitur”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se Kosova ka parandaluar “radikalizmin dhe ekstremizmin që çon drejt terrorizmit”.

“Tashmë një vit nuk ka pasur asnjë rast të shënuar të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Por, institucionet nuk duhet te rrijne komod me këtë fakt”, tha Hyseni.

Që nga viti 2012, rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak. Aktualisht vlerësohet se në konfliktet e huaja po marrin pjesë 70 shqiptarë nga Kosova, ndërkaq rreth 50 syresh thuhet të jenë vrarë.

Në maj të 2016, një gjykatë në Kosovë e dënoi me 10 vjet burg një imam me akuzën për nxitje, përçarje dhe urrejtje midis grupeve të ndryshme fetare në vend. Së bashku me imamin u dënuan edhe 6 persona të tjerë nga një grup i të arrestuarve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *